Është mbyllur me tension dueli i fazës së parë të kualifikueve, të UEFA Conference League mes maltezëve të Marsaxlokk dhe “Demave të Kuqe”, të Partizanit, me portierin serb të vendasve, Marko Drobnjak, që ka provokuar tifozët shqiptarë pas ndeshjes.
Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike, mirëpo skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq, pasi mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin DroBnjak.
Ishte pikërisht Bytyçi, ai që kuptoi në gjuhën serbe sharjet e portierit karshi tifozëve dhe lojtarëve të Partizanit, teksa duket se ky eliminim ka bërë që serbi ta humbasë toruan, dhe tanimë rrezikon dënim shembullor nga komisioni i disiplinës të UEFA-s. /i.m /abcnews.al