Pas përplasjes më të fundit Presidencë – KED, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i bën apel kreut të shtetit që të mos shfrytëzojë institucionin e Presidencës për të përgojuar drejtues institucionesh. Sipas tij kreu i KED ka qenë një nga 5 gjqyatrët e dosjes në ngarkim të metës.
“I bëj apel presidentit: Është e papranueshme që në cilësinë e kryetari të shtetit të përgojojë drejtues të institucioneve të tjera. Kushtetuta jonë e ka vendosur në majën e piramidës institucionale por nuk ndodh kund që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED edhe pse në rastin në fjalë që për Dvornain, Presidenti duhet të jetë i fundit të mërret me të sa kohë që ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Metës dhe që ka pasur mendim kundër me anëtarët e tjerë të gjykatës. Është e padrejtë për këdo por më shumë për ne që kemi mandate përfaqësuese, apo presidenti që të përdorë institucionin e Presidentit për të atakuar një ish gjyqtar që ka gjykuar një çështje në ngarkim të tij e që për rastin në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg. Është e padrejtë për këdo dhe për ne që Presidenti të përdorë institucionin e Presidentit për të atakuar gjyqtarë e ish-gjyqtarë”.
/abcnews.al