Vërshëllima për lojtarin e Anglisë, Sterling bën reagimin e madh!

schedule09:22 - 15 Nëntor, 2019

schedule 09:22 - 15 Nëntor, 2019

Joe Gomez është vërshëllyer ditën e djeshme në ndeshjen Angli-Mal i Zi dhe lojtarët nuk janë ndjerë mirë me atë që i ndodhi shokut të tyre të skuadrës. E gjithë kjo situata u krijua pas një përplasje që lojtari i Liverpool pati në stërvitje me Raheem Sterling. Ky i fundit ishte fajtor dhe u la jashtë për ndeshjen me malazezët, ndërkohë që nuk i ka pëlqyer ajo që i ndodhi Gomez.

Ylli i Manchester City ka dalë në mbrojtje të “armikut” të tij dhe në llogarinë personale në Twitter shkruan: “Për të gjithë tifozët e Anglisë: Doja t’i lija gjërat ashtu siç ishin, por më duhet të flas sërish. Ishte e vështirë për mua të shihja shokun e skuadrës të vërshëllëhej për diçka që ishte faji im. Joe nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Për mua, të shoh dikë që e mban kokën poshtë dhe punon shumë, sidomos pas një jave të vështirë, të vërshëllehej ishte diçka e gabuar. Kam marrë përgjegjësinë e plotë të asaj që ndodhi dhe kam pranuar pasojat. Ndjeja që duhet ta thosha këtë”. Veç Sterling, edhe Tammy Abrahm e ka konsideruar diçka jo të pranueshme atë që i ndodhi Gomez.

“Ajo që ndodhi pas ndeshjes është e papranueshme. Nuk na nevojitej, vërtetë. Joe është një lojtar i mrekullueshëm. Janë gjëra që ndodhin në futboll, mes nesh. Duhet të ecim përpara. Duhet të jemi të gjithë së bashku, ne me njëri-tjetrin dhe me tifozët”, ka deklaruar mes të tjerash sulmuesi i Chelsea, i cili shënoi mbrëmë golin e fundit në triumfin 7-0 që mori Anglia kundër Malit të Zi. /abcnews.al