Numri i turistëve të huaj është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, që ishte një vit i suksesshëm turistik. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale disa përshtypje të turistëve që po pushojnë në Sarandë dhe Ksamil, të cilët shprehen të kënaqur me plazhet dhe mikpritjen e njerëzve.
“Vend i dashur, i bukur dhe i paqtë”, tha një turiste.
“Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Çmimet janë të ulëta. Më bukur nuk ka në botë”
“Është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur. Ky plazh është shumë i pastër dhe ata që shërbejnë janë shumë të sjellshëm”
“Vijmë enkas sepse ky vend është 100 herë më i bukur dhe çmimet janë të arsyeshme. ”
“Ksamili është tepër i bukur, një nga ishujt më të bukur që kam vizituar”
“Ksamili është një vend shumë i bukur, moti është shumë i mirë. Njerëzit janë shumë të dashur dhe plazhet fantastike”
“Një vend vërtet i dashur, kudo ku kam shkuar jam ndjerë mirë dhe plazhet janë shumë të bukura”
“Çmimet janë të arsyeshme. Vij nga Norvegjia që është një vend i shtrenjtë dhe të qëndrosh këtu, është thuajse falas”
“Çdo gjë është ok në Ksamil. Më pëlqen uji, plazhi, çdo gjë këtu”
“Jam nga jugu i Gjermanisë, ky është vendi më i bukur në të gjithë botën. Kam gjetur parajsën këtu. E kam zbuluar këtë vend për herë të parë në vitin 2018. dhe që atëherë vij 6-7 herë në vit.”/abcnews.al