Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbeten deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave, ku më të dukshme paraqiten në Veriperëndim dhe jug duke rrezikuar shira të dobët.
Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por rriten me 2 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 22°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë. /abcnews.al