Hëngrën patatina pikante, përfundojnë në spital 14 adoleshentë në Japoni

schedule08:17 - 17 Korrik, 2024

schedule 08:17 - 17 Korrik, 2024

Katërmbëdhjetë nxënës të shkollave të mesme japoneze u dërguan në spital këtë të mërkurë pasi hëngrën patatina “super pikante”, raportojnë mediat lokale.

Më shumë se 30 nxënës në një shkollë të mesme në Tokio thuhet se po shpërndanin patate të skuqura gjatë pushimit kur disa filluan të ankoheshin për të përziera dhe dhimbje akute rreth gojës, raporton CBS.

Katërmbëdhjetë prej tyre u dërguan me urgjencë në spital, të gjithë ishin të vetëdijshëm, madje njëri u ndje aq keq sa duhej të transportohej në një karrige me rrota.

Nxënësi solli patate të skuqura në shkollë për t’u argëtuar, sepse ai i kishte ngrënë ato më parë dhe e dinte se ishin “super pikante”.

Bëhet fjalë për patatet e skuqura të markës “R 18+ Curry Chips”. Sipas faqes së internetit të prodhuesit, atyre nën 18 vjeç u ndalohet të hanë këto patatina, të cilat janë “aq pikante sa mund t’ju shkaktojnë dhimbje”.

Përbërësi kryesor është një sasi e madhe speci shumë djegës i njohur si piper fantazmë, sipas kompanisë në faqen e saj të internetit. Speci ‘fantazmë’ ose Bhut Jolokia mbajti rekordin botëror të Guinness për specin më djegës nga 2007 deri në 2011./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!