Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari? Meta i nervozuar: Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit

schedule22:11 - 14 Nëntor, 2019

schedule 22:11 - 14 Nëntor, 2019

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka tensionuar edhe njëherë klimën politike në vend. Veprimet e ditëve të fundit kanë përplasur Presidentin Ilir Meta me KED dhe mazhorancën.

Pas refuzimit të Presidentit Meta për ta pranuar në zyrë për të bërë betimin, gjyqtarja Arta Vorpsi u betua pranë një notereje si anëtare e re e Kushtetueses. Ndërkohë pasditen e sotme Meta ka betuar gjyqtaren Marsida Xhaferllari, dhe dy anëtaret e tjera të emëruara nga Kuvendi, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, duke krijuar kështu një ngërç në Kushtetuese.

Ndërkohë, i ftuar në emisionin “Opinion”, Meta i dha sipas tij fund debatit se kush është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Xhaferllari e dekretuar nga ky i fundit apo Arta Vorpsi e betuar te noterja.

I pyetur nga moderatori se Arta Vorspi është botuar në fletoren zyrtare, Meta tejet i nervozuar u përgjigj: Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Ka mbaruar kjo histori… Jemi shtet i së drejtës nuk jemi republikë noteriale. Është e kopsitur kjo. Presidentit i merren kompetencat.”/abcnews.al