Tifozat Kuqezi, të pranishëm si gjithmonë në ndeshjet e kombëtares, vijojnë të ngacmojnë në distancë Federatën Shqiptare të Futbollit pas deklaratës që anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi, bëri para disa kohësh në emisionin “Pressing” në ABC News.
“Futbolli nuk është për hallexhinjtë” hasi në kundërtinë e TKZ, që në Moldavi hapi një bandero hallexhinjtë. Sërish i njëjti veprim edhe në ndeshjen e sotme kundër Andorrës. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe koret ofenduese. /abcnews.al