Kaos në prag të finales së Kupës së Amerikës, qindra tifozë pa biletë kaluan gardhet e sigurisë

schedule15:16 - 15 Korrik, 2024

schedule 15:16 - 15 Korrik, 2024

Kur ndodhi pak vjet më parë në “Wembley” mund të imagjinohej që do të ndodhte edhe këtu.

Ndonëse Kupa e Amerikës u luajt në SHBA, sërish nga kaosi i tifozëve nuk shpëtoi finalja e zhvilluar në “Hard Rock Stadium” të Majemit.

Me qindra tifozë, kryesisht kolumbianë, por edhe argjentinas, kaluan gardhet dhe kordonët e sigurisë, me synimin për të ndjekur finalen edhe pse ishin pa bileta, ku si amerikano-latinë të vërtetë, ata gjetën mënyra nga më të habitshmet për t’ia hedhur rojeve private dhe policisë, duke krijuar një atmosferë të pabesueshme.

Shumë prej tyre sulmuan drejtpërdrejt në portat ku hynin njerëzit me biletë, duke shembur pengesat metalike, ku me qindra tifozë normalë, mes të cilëve gra e fëmijë, mbetën të bllokuar, dhe mes frikës se mos situata dilte jashtë kontrollit.

E sigurt, që organizatorët amerikanë nuk e kishin imagjinuar se mund të arrihej deri këtu, ndonëse ata duhej të ishin këshilluar me kolegët e tyre në Argjentinë, Kolumbi apo Brazil, teksa nuk duhet harruar se skena të tilla ndodhin shpesh në Amerikën e Jugut.

Kulmi ishte kur disa prej tifozëve hynë në stadium nëpërmjet tubave të ajrimit e shumë prej tyre kaluan muret. Më pas shpërthyen përleshjet me policinë amerikane, ndërsa në tribuna pati ngjeshje dhe asfiksime. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!