Peskov: Rusia nuk i di detajet e planit të Orbanit

schedule12:42 - 15 Korrik, 2024

schedule 12:42 - 15 Korrik, 2024

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Perskov tha këtë të hënë se Moska nuk i di detajet e propozimit të kryeministrit hungarez Viktor Orban për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, të cilin ai ua dërgoi liderëve të Bashkimit Evropian.

“Sigurisht, ne nuk e dimë se për çfarë është korrespondenca e brendshme brenda Bashkimit Evropian, kështu që ndoshta ka disa detaje (të propozimit për zgjidhjen e krizës ukrainase) që ne nuk i dimë. Por e përsëris edhe një herë, qasja e përgjithshme e zotit Orban është e njohur për ne”, tha Peskov.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán u dërgoi propozime liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për mënyrat për të zgjidhur konfliktin ukrainas bazuar në rezultatin e misionit të tij paqeruajtës, gjatë të cilit ai vizitoi Ukrainën, Rusinë, Kinën dhe SHBA-në nga 2 korriku deri më 11 korrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!