VIDEO | Ronaldo dyfishon me një eurogol, Anglia “poker” brenda 19 minutave

schedule21:18 - 14 Nëntor, 2019

schedule 21:18 - 14 Nëntor, 2019

Portugalia nuk mund të gabonte në ndeshjen e sotme kundër Lituanisë dhe ashtu ka ndodhur. Cristiano Ronaldo ka shënuar dy herë brenda 15minutave dhe kampionët në fuqi të Evropës ndodhen në avantazh të dyfishtë.

Ylli i Juventusit zhbllokoi ndeshjen me anë të një penalltie në minutën e 7, teksa goli i dytë ishte fantastik. 34-vjeçari mori një pasim nga Paciencia dhe goditi menjëherë drejt portës. Topi në trekëndësh dhe tifozët në festë.

Anglia po tregohet e pamëshirshme kundër Malit të Zi. Oxlade-Chamberlain shënoi golin e parë në minutën e 11-të, teksa Harry Kane dërgoi rezultatin në 3-0 me dy golat e shënuar me kokë brenda 5 minutave. Në skenë është ngjitur edhe Markus Rashford, i cili gjetur golin e katërt për “Tre Luanët” në minutën e 30-të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!