Ish- kryeministri Sali Berisha në studio me Mirela Milorin ka komentuar edhe marrëveshjen e mini shengenit.
Berisha ka treguar anën tjetër të kësaj marrëveshje duke theksuar se është në favor të Serbisë dhe se do dëmtojë ekonominë shqiptare.
“Projekti i mini shengën ëshë i mini Jugosllavisë i përgatitur një dokument voluminoz nga ekspertët Serbomadhisë në Beograd, shqiptar nuk ka përvec Edi Ramës që di një pikë të vetme me të cilin Serbia ushtron të gjithë fuqinë e saj ekonomike por edhe te Big Brother rus.
Tani Shqipëria i bën një pabesi të vërtetë Kosovës zyrtare shqiptarëve në një mbledhje ndërkombëtare dhe të dalin dhe të thonë jo po të duan u është thënë nga zv.kryeministri serb se kryeministri juaj ka rënë dakrod që nuk do marrë pjesë Kosova. Pra a mund të bëhej një vendimi i tillë nga Shqipëria pa u konsultuar me Kosovën, e refuzon Mali i Zi se e sheh që është serbo madhi. Kjo marrëveshje do të thotë që të vinë kamionë nga Shumadia dhe të zbrasen në Shqipëri, por ai që njeh bujqësine e Serbisë për hir të së vërtetës të ish Jugosllavisë. Ata kanë investuar miliarda mineral dhe kanë një sistem ujitje nga më modernët që ekziston, shengeni i Edi Ramës do të thotë që korcarët të marrin sopatat dhe të presin mollët, do të thotë që kalli gruri në Shqipëri të mos mbillet do të thotë që shqiptarët të ikin nga Shqipëria”, tha Berisha./abcnews.al