DOKUMENTI/ Beleri merr lejen për betim, Drejtoria e Burgjeve pranoi kërkesën që të marrë pjesë në Strasburg

schedule11:17 - 14 Korrik, 2024

schedule 11:17 - 14 Korrik, 2024

Të dielën, Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve miratoi lejen e posaçme që i dënuari për blerje votash në Himarë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023,  Alfred Beleri të udhetojë në Strasburg për të marrë pjesë në ceremonine e betimit si deputet në Parlamentin Europian.

Sipas të dhënave, Beleri pritet të udhëtojë i vetëm drejt Francës, I pashoqëruar nga efektivë të burgjeve, dhe do të qëndrojë atje nga data 15 korrik deri në datë 20 korrik, ditë në të cilat do të zhvillohen edhe punimet e Parlamentit Europian.

Beleri ka kerkuar të qëndrojë ne Strasburg për të pakten 5 ditë, e në rast se do t’I duhet më shume kohë qendrimi duhet të komunikojë me komisariatin më të afërt në vendin ku do të qëndrojë, si dhe me institucionet shqiptare.

Leja që iu dha Belerit nga drejtoria e pergjithshme e burgjeve i perket kategorisë se lejes shpërblyese, e cila iu jepet të dënuarve deri në 3 vjet burg dhe që kanë vuajtur 3/4 e dënimit.

Sipas kritereve të kërkuara nga Drejtoria e Burgjeve, Alfred Beleri ka dorëzuar të sakta, biletat e avionit, listën me emrat e personave qe do ta shoqërojnë si dhe adresen e vendit ku do të qëndrojnë.

Gjithashtu, Belerit i është bërë e ditur se nëse ka tentativa për largim, ai rrezikon një dënim tjetër me 5 vite burg.

Alfred Beleri është dënuar me 2 vite burg për shitjblerje të votave. Denimi perfundon ne muajion tetor, kur dhe pritet të lirohet nga burgu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!