Larg vapës, në Pogradec/ Plazh e freski buzë liqenit të Ohrit, mbipopullohet qyteti

schedule12:12 - 13 Korrik, 2024

schedule 12:12 - 13 Korrik, 2024

Kjo fundjavë e gjen Pogradecin  të mbipopulluar. Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur ti kalojnë këto ditë  të nxehta në zonën bregliqenore nga  Lini në Tushemisht.

Përveç natyrës  kushtet e plazheve dhe  shtimi i hapësirave  publike ka nxitur pushuesit të shtojnë ditët e qëndrimit këtu.

Pushuesit thonë se çmimet në bare, restorante dhe hotele nuk kanë pësuar ndryshime nga viti I kaluar.

Pushuesit besnike të Pogradecit edhe këtë vit  janë kryesisht moshat e mesme dhe   të treta nga Tirana dhe Elbasani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!