“Spanja eleminoi ekipet pretendente”/ Finalja e EURO 2024, Tami Kona: Anglinë e vërtetë e pamë në ndeshjen ndaj Holandës

schedule23:32 - 12 Korrik, 2024

schedule 23:32 - 12 Korrik, 2024

Menaxheri i futbollit, Tami Kona thotë se finalja mes Spanjës dhe Anglisë, për kampionatin evropian, EURO 2024, do të jetë një përballje ku të dyja ekipet do të fillojnë gjithçka nga zero.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Kona u shpreh se Spanja ka eleminuar ekipe pretendente, si Gjermania dhe Spanja.

Sipas Konës, Anglia e ka treguar veten vetëm në ndeshjen me Holandën.

“Kemi një Spanjë, ka eleminuar ekipe pretendente, Anglia ishte e para sa i përket koeficientit, por jo më mbrapa ishin Gjermania dhe Franca, që kjo Spanjë i eleminoi. Fjala finale, por mjafton të përmend, që para 4 vjetësh, ishte Anglia favorite. Anglia, jo rastësisht kuotohej në vend të parë për fitimin. Në grupe, pati disa surpriza. Sado e përfolur Anglia, deri para ndeshjes me Holandën, ne thamë, me gjithë mend e bënë pretendente? Harry Kane ishte i lodhur. Bellingham, nuk është si te Real Madrid. Foden, është ai i Manchester City-t? Anglinë e kemi parë vetëm me Holandën. Futbolli më i bukur se Spanjë-Gjermani, ndeshja më e bukur e kampionatit”, theksoi ai./abcnews.al