Beleri betohet, Tirana mendohet/ Burgu i kërkon të dënuarit biletën e kthimit

schedule15:33 - 12 Korrik, 2024

schedule 15:33 - 12 Korrik, 2024

Sipas medias greke, Fredi Belerit i jepet leja nga autoritetet shqiptare për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg.

Sipas gazetes Kathimerini, qe citon ERT Beleri do të fluturojë mëngjesin e së hënës drejt Athinës dhe më pas do të transferohet në Strasburg. Nje burim per ABC News thote ne menyre jo zyrtare se kerkesa e autoriteteve greke po shqyrtohet dhe do marre pergjigje te henen. Por nje tjeter burim thote se shqyrtimi do te jete thjesht teknik dhe me shume gjase te henen pasdite ose te marten ne mengjes, beleri do te niset drejt Strasburgut.

Vetem pak dite me pare, Athina i kerkoi zyrtarisht leje Tiranes qe Fredi Beleri te shkonte ne Strasburg per te marre pjese ne seancen hapese te parlamentit te ri europian ne 16 korrik.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas denimit nga apeli me 2 vite burg per korrupsion zgjedhor, disa dite me pare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e te zgjedhurit si kryetar bashkie ne Himare dhe me pas presidenti i Republikes shpalli zgjedhjet e pjeseshme per kreun e kesaj bashkie ne 4 gusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!