Partia e re/ Bejko ndan detaje: Do të përfaqësojë qytetarët që janë kundër politikës së vjetër

schedule21:07 - 11 Korrik, 2024

schedule 21:07 - 11 Korrik, 2024

Roland Bejko ka ndarë detaje lidhur me partinë e re që do të krijohet në Shqipëri.

I ftuar në “Real Story”, ai ka thënë se do kjo parti do të përfaqësojë qytetarët që janë kundër politikës së vjetër. Pra, sipas Bejkos, do të jetë një pol i dytë, pasi sipas tij, i pari janë Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta.

“Ne sapo jemi ndarë nga Lulzim Basha dhe është një grup nismëtar. Nuk është traumë, është akt dhe pas këtij akti është një grup që po merret me krijimin e të gjithë modaliteteve për të siguruar një kohezion te të gjithë personat, të cilët duan realisht të krijohet një parti e djathtë në shq dhe të përfaqësojnë ata qytetarë që duan të shprehen kundër politikës së vjetër

Pra, të bëjnë polin e dytë se poli i parë është Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta dhe përfaqësuesit e politikës së vetë. Aty futet që nuk del dhe ta kundërshtojë këtë pol që është quajtur trekëndëshi i Bermudës”, u shpreh Bejko./abcnews.al