“Napoli refuzoi 50 milionë euro për Hysajn, nuk duhet të gabojë sërish”

schedule16:32 - 14 Nëntor, 2019

schedule 16:32 - 14 Nëntor, 2019

Elseid Hysaj pritet të largohet nga Napoli në janar. Karriera e kapitenit të kombëtares mund të vijojë te Roma, edhe pse nuk përjashtohet ndonjë surprizë në vijim. Mario Giuffredi i bën presion klubit me deklaratën e dhënë për Radio Punto Nuovo.

Agjenti i 25-vjeçarit i kujton drejtuesve të Napolit mundësinë që humbën nga oferta e anglezëve të Chelsea, teksa mund ta humbasin edhe me parametra zero. Kontrata e Hysajt me Napolin përfundon verën e vitit 2021 dhe lojtari mund të qëndrojë deri në fund të saj, nëse Napoli vazhdon të kërkojë shumë para për kartonin e tij.

Napoli pati mundësinë për të fituar 50 milionë euro nga Hysaj një vit e gjysmë më parë nga Chelsea. Nëse nuk e shet në janar, Hysaj mund të largohet me parametra zero në fund të kontratës. Shkëmbim me Florenzin? Nuk më rezulton aspak një gjë e tillë, Hysaj i pëlqen Romës, por nuk dijeni për shkëmbimin. Verdhekuqtë kanë nevojë për mbrojtës krahu, Spinazzola është i fortë, por dëmtohet shpesh“, thekson agjenti i shkodranit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!