Afatet për Himarën/ Celibashi: Zgjedhjet e 4 gushtit nuk do dështojnë

schedule15:12 - 11 Korrik, 2024

schedule 15:12 - 11 Korrik, 2024

Mos miratimi i afateve për procesin e zgjedhjeve të pjesjshme të Himarës, në hallkën e Rregullatorit nuk e tremb kryekomisionerin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, për dështim të mundshëm të procesit. KQZ tha ai është e angazhaur në përgatitjen e zgjedhjeve, por nuk sheh ndonjë penges as nga politika.

Këtu ndoshta Celibashi i referohet faktiti që opozita, që i bllokoi procedurat me votë kundër, ka prezntuar dhe zyrtarisht kandidatin e saj, Petro Gjikura. Për më tepër, vendimi bllokues, sipas Celibashit është i ankimueshëm.

Ai iu përgjigje dhe akuzave të partisë demokratike, mbi vendimin e ndërprjes së mandatit për Fredi Belerin.

A e këshilloi kreu i KQZ-së Presidentin Bajram Begaj. Për të caktuar 4 gushtin si datën e zgjedhjeve.

Gjithashtu, këtë të enjte Komisioneri Celibashi vendosi ti drejtohet zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme për të verifikuar kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Për këtë të fundit verifikime ka kërkuar dhe Partia Demokraitke, për dyshime për përfshirje të Marinajt në trafik droge në Itali./abcnews.al