Pas përfundimit të sfidave çerekfinale, turneu më prestigjioz i tenisit, në botës, Wimbledon ka hërë në fazën më të nxehtë, atë të gjysmëfinalve, që do të zhvillohen pasditen e së premtes, me fituesit e dy përballjeve, që do të ndeshen me njëri-tjetrin, pasditen e 14 korrikut, për të siguruar trofeun e madh individual.
Carlos Alcaraz-Daniil Medvedev dhe Lorenzo Musetti-Novak Djokovic do të marrin vëmendjen e të gjithëve pasditen e së premtes. Me ndeshjet që do të zhvillohen në të njëjtën orë, 14:00, ku më shumë interes për tifozët pritet të ketë përballja mes spanjollit Carlos Alcaraz dhe Daniil Medvedev, me spanjollin “numër 3” të botës, i cili po kalon një formë të mirë, ndërsa në anën tjetër, Medvedev nxorri nga gara favoritin kryesor, “numrin 1” të tenisit, Jannik Sinner.
Gjysmëfinalja tjetër mes Lorenzo Musetti dhe Novak Djokovic, sheh favorit tenistin serb, i cili edhe me ndihmën e fatit është në këtë fazë, kjo sepse tenisti Alex De Minaur pësoi një dëmtim dhe nuk mori pjesë në sfidën çerekfinalen, çka solli kualifikimin e menjëhershëm të Djokovic pa zbritur në fushë.
Ëimbledon është turneu i preferuar për të, ku në rast suksesi ndaj italianit Mussetti mund të prekë finalen e gjashtë radhazi, ku përballë tij me shumë mundësi do të jetë djaloshi nga Alikante, me Alcaraz që siguroi trofeun e parë në këtë Grand Slam, pikërisht ndaj Djokovic, në finalen e vitit të shkuar. /i.m /abcnews.al