Biznesmeni Rezart Taçi që vijon të jëtë në arati me dyshimin se do të pastronte në shqipëri paratë e mafias italiane, do të përballet me gjykatat shqiptare edhe për akuzën e mashtrimit me Tatimin mbi vlerën e shtuar.
Prokuroria e Tiranës pas hetimeve të nisura prej vitit 2018, ka dalë në përfundimin se, shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë “Taçi Oil” i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013. Kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë. Gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51. 997. 975 lekë.
Nga ana tjetër Rezart Taçi vijon të jetë në kërkim nga prokuroria e posaçme që e akuzon për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. sipas SPAK Taçi në bashkëpimin me Artur Ballën e Bledar Lilon të dy të dënuar nga gjykata, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave.
Bëhet fjalë për 18.4 mln Euro që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kiriminal i mafias italiane të Cosa nostrës shumë e cila u sekustrua në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Sipas spak, trasferta e pa ligjshme e parave drejt vëndin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi kundrejt përfitimit monetar.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin R.T. i akuzuar për veprën penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në’ e parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 206 i vitit 2018, rezultoi se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013.
Kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë. Gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.997.975 lekë.
Nga kontrolli tatimor i kryer rezultoi se shoqëria ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a. për llojin karburant ‘Diesel’ nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1.298095 litra dhe ka faturuar një sasi prej 4.591.093 litra, me një diferencë më shumë 3.292.998 litra në vlerë 36.818.845 lekësh. Ndërsa për llojin e karburantit ‘Benzinë’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra duke faturuar 1.934.446 me vlerë 15.070.950 lekë./abcnews.al