Kompania sllovene e autostradave Dars ka publikuar pamjet e një aksidenti të rëndë automobilistik. Në pamje shihet vetura e cila godet kamionin duke e nxjerrë nga rruga.
Për pasojë ka gjetur vdekjen shoferi i kamionit, 53-vjeçari hungarez.
Kamioni, së bashku me shoferin, pas përplasjes ka rënë në një humnerë rreth 20 metra thellësi, raporton Nezavisne Novine.
Mësohet se shoferi i makinës së pasagjerëve Opel Corsa u përplas me kamionin për shkak të një shpejtësie së pa kontrolluar, por vet ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Kompania sllovene e autostradave Dars i publikoi këto pamje si një paralajmërim për drejtuesit që nga pakujdesia gjatë drejtimit të mjetit sjell pasoja fatale./abcnews.al