Gjykata e Lartë do të vendosë më 16 korrik mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së “arrestit shtëpiak”.
Seanca e së martës nuk u zhvillua për shkak se Berisha e Malltezi kërkuan dorëheqjen e gjyqtarit Sokol Binaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbahet prej 9 muajsh i izoluar në banesë për korrupsion si person i përfshirë në dosjen “Partizani”.
Gjithashtu edhe për Jamarbër Malltezin, hetimet do të vijojnë me masën e arrestit shtëpiak.
/abcnews.al/