Nis partia anti-Basha/ “Copëtimi nuk do të prodhojë gjë”, Zekthi: Ideja në vetvete nuk është e keqe, por…

schedule13:32 - 9 Korrik, 2024

schedule 13:32 - 9 Korrik, 2024

Pas humbjes se vulës së PD Lulzim Basha, po braktiset dhe nga ish mbështetës të tij që njëkohësisht nuk i bashkohen PD se drejtuar nga Berisha. Ata po bëhen bashkë për një lëvizje të re pa Bashën kryetar, të quajtur Iniciativa Demokratike.

Analisti Fitim Zekthi ishte i ftuar në “Tirana Live”, në ABC News, ku u shpreh se PD u kap pas vulës në tre vite luftë.

Më tej ai u shpreh se grupimi i Bashës, të presë rekursin në lidhjen me vulën e PD, pa formuar parti të re, teksa theksoi se copëtimi nuk do të prodhojë gjë.

“Ky është një lajm që e kam ndjekur nga shtypi. Ndoshta do formohet një parti e re. Ideja nuk është e  keqe në vetvete, por do ishte më mirë që ajo që mbeti nga struktura djehsme më e PD të ishte bashkë. Të kishim një PD që të ishte pro reformës në drejtësi.

Unë nuk jam në dijeni të diskutimeve të brendshme, unë di që kjo është cështje drejtësie dhe duhet të presim rekursin pa krijuar një parti. Duhet saktësuar nëse vula dhet të jetë te Basha apo te Berisha. Copëtimi nuk është se do të prodhojë të gjë.

Zoti Basha dhe shumë të tjerë brenda kanë thënë që presin rekursin, ‘jemi në opozitë’. Mendoj se secila prej lëvizjeve nuk është e keqe në vetvete, por a ekziston forca e lidershipit. Kriza e PD është aq e thellë sa partia u kap pas logos dhe vulës, e godinës. Berisha për tre vite u morr me godinën, e me tullat. Kryearti i PD e degës së Shkodrës nuk është pro një partie të re.”, u shpreh Zekthi.

/abcnews.al