Ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës seanca publike në kuadër të hetimeve për rrëzimin e presidentit Trump nga posti i tij. Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzohet për abuzim me pushtetin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë përballë ekranit të televizorit për nisjen në kongres të fazës publike të hetimeve që mund të shkaktojnë largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan akuzohet për abuzim me pushtetin dhe se i ka bërë presion Ukrainës që të hetojë për rivalët e tij politikë.
Dëshmitarët e parë që do të dëgjohen, në një transmetim të drejtpërdrejtë, para një numri shumë të madh kamerash, janë Uilliam Tejlor – ambassador amerikan në Kiev, dhe Xhorxh Kent, zv/sekretar në departamentin amerikan të shtetit i deleguar në Europë. Në seancën me dyer të mbyllura ata kanë treguan se Trump u përpoq të kushtëzonte ndihmat ushtarake për Kievin dhe vizitën e presidentit Zelenski në Shtëpinë e Bardhë me hetimet kundër Bajden dhe demokratëve.
Komisioni i inteligjencës në kongres, në kontrollin e demokratëve, refuzoi mocionin e republikanëve për të detyruar të dëshmojë në procedurën për rrëzimin e Trump, të burimit i cili shënoi nisjen e hetimev duke denoncuar telefonatëb e Trump me presidentin ukrainas. Mocioni u hodh në votim pas përfundimit të seancës së parë publike të procedurës.
Kreu i shtëpisë së bardhë reagoi ftohtë duke thënë se nuk kishte parë asnjë minutë të kësaj séance false dhe se presidenti Erdoan ishte më i rëndësishëm. Ai shtoi se do të bëjë publike dhe bisedën e parë telefonike me presidentin ukrainas.
Telefonata është kryer në 21 prill ditën e zgjedhjes së Zelenskit dhe tre muaj para telefonatës së famshme./abcnews.al