Zgjedhjet në Francë/ Artur Nura: Macron mund të trajtohet si fitues. Lojën e shahut do ta ketë të qartë kur…

schedule20:22 - 8 Korrik, 2024

schedule 20:22 - 8 Korrik, 2024

Gazetari Artur Nura, duke komentuar zgjedhjet në Francë, tha se qëndrimet e Emmanuel Macron dhe dorëheqja e kryeministrit Gabriel Attal “ishte një lëvizje për t’u thënë fituesve që duhet negociuar”.

Në emisionin “Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, ai tha se Macron do ta bëjë deklaratën e tij të parë zyrtare pas vendosjes së presidentit të asamblesë, ku sipas tij, ai do ta ketë më të qartë lojën e shahut.

“Macron mund të trajtohet edhe si fitues por është presidenti i republikës franceze dhe ka detyrimin për të dhënë edhe zgjidhjen në këto sfidë. Çfarë po ndodh në Francë po përjetohet sikur të ndodhë në Itali apo Belgjikë sepse BE, një nga instrumentet e rëndësishëm të gjeopolitikës por që akoma nuk është bërë Shtetet e Bashkuara të Evropës. Qëndrimet e Macron, dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit  të Macron ishte një lëvizje për t’u thënë fituesve që duhet negociuar. Sot kemi vendimin për mospranimin e dorëheqjes. Zhvillimet janë marramendase.

Fronti popullor nuk ndodhi tani në Francë, është histori e periudhës së Hitlerit në Francë ku të gjithë partitë e së majtës bënë një koalicion të rëndësishëm dhe përsëritja e kësaj historie po e menaxhon në mënyrë racionale Macron. Po paralajmërohet që përve-se vajtjes të mërkurën në SHBA për 75 vjetorin e NATO-s, mund të shkojë të ndjekë dhe ndeshjen e Francës në Mynih. Kjo është një taktikë që ne në shqip e themi ‘numëro deri në 100 dhe pastaj vendos’. Por francezët si duket e kanë mos fol derisa të ndodhin gjërat dhe merr vendimin e duhur. Deklarata zyrtare e Elysee të vendoset konfiguracioni në asamble dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Pas vendosjes së presidentit të asamblesë, Macron do të ketë deklaratën e tij të parë. Lojën e shahut do ta ketë duke e parë nga distanca, dhe nga distanca shihet edhe më mirë. Kushtetuta s’i detyron afate Macron.“, u shpreh ai./abcnews.al