Konsumuan biskota me kanabis, 6 fëmijë shtrohen në spital në Bullgari

schedule18:35 - 8 Korrik, 2024

schedule 18:35 - 8 Korrik, 2024

Gjashtë fëmijë nga mosha 4 deri në 14 vjeç janë shtruar në Spitalin Universitar “Dr.Georgi Stranski” në Pleven në veri të Bullgarisë pasi konsumuan biskota të mbushura me kanabis.

Përveç kësaj, një fëmijë tjetër po trajtohet për marrjen e kokainës, u shpreh Tanja Vashkova, përfaqësuese për marrëdhënie me publikun në objektin shëndetësor për mediat vendase.

Këta fëmijë janë shtruar në Klinikën e Toksikologjisë.

“Fëmijët u shtruan në gjendje të rëndë me çrregullime sasiore dhe cilësore të vetëdijes. Ata iu nënshtruan reanimimit, detoksifikimit dhe trajtimeve specifike. Aktualisht shenjat e tyre vitale janë të qëndrueshme, por ende janë të përgjumur”, tha ajo.

Sipas saj, janë njoftuar organet kompetente, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

 “Të gjithë fëmijët e sëmurë janë nga Pleven dhe dyshohet se kanë marrë pako me biskota nga persona të panjohur. Për situatën janë njoftuar policia, Departamenti i Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Dhoma Pedagogjike e Fëmijëve”, ka shtuar Vashkova.

Autoritetet po u bëjnë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të edukojnë fëmijët e tyre për rreziqet dhe të monitorojnë nga afër ndërveprimet e tyre dhe ushqimin që konsumojnë./abcnews.al