Bombardimi i spitalit të fëmijëve në Kiev/ Italia akuzon Rusinë për krime lufte

schedule14:31 - 8 Korrik, 2024

schedule 14:31 - 8 Korrik, 2024

Italia ka akuzuar Rusinë për krim lufte gjatë sulmeve me raketa që goditën kryeqytetin ukrainas dhe dëmtuan një spital për fëmijë.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani bëri thirrje për dënimin ndërkombëtar të Rusisë të hënën.

“Jam i tronditur nga sulmet me bomba në Kiev, të cilat goditën gjithashtu një spital për fëmijë. Krimet e luftës që duhet të dënohen nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, shkroi Tajani në X, duke shtuar: “Qeveria italiane do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e Ukrainës dhe popullit të saj”.

/abcnews.al