Rinumërimi i votave në Kosovë pritet të përfundojë brenda tre javësh

schedule12:20 - 14 Nëntor, 2019

schedule 12:20 - 14 Nëntor, 2019

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë ka nisur mbrëmë rinumërimi i votave të 1 mijë e 472 vendvotimeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për mediat në Kosovë se deri tani janë rinumëruar votat e 50 vendvotimeve. Ky proces filloi të mërkurën pasdite dhe pritet të zgjasë deri në tri javë.

Rinumërimi filloi pasi PZAP mori vendimin për rinumërim e votave të 1472 vendvotimeve, vendim që filloi të zbatohej menjëherë nga KQZ-ja. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se duke marrë parasysh ecurinë e procesit të rinumërimit të dy raundeve të kaluara, procesi i rinumërimit votave të rreth 1500 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh./abcnews.al