Rusia sulmon sërish Ukrainën, shkon në rreth 20 numri i të vdekurve

schedule11:16 - 8 Korrik, 2024

schedule 11:16 - 8 Korrik, 2024

Shkon në rreth 20 numri i personave të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë. Autoritete ukrainase bëjnë me dije se 31 persona kanë mbetur të plagosur në qytetin qendror të Kryvyi Rih në rajonin Dnipro.

Autoritetet deklaruan se u raportuan disa goditje dhe u dëmtua një ndërtesë administrative e një ndërmarrje industriale.

Ndërkohë, guvernatori Vadym Filashkin i rajonit lindor të Donetskut, tha se të paktën tre persona ishin vrarë në një “sulm masiv me raketa” në qytetin e Pokrovsk.

Ai e çon numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë në sulmet në të gjithë Ukrainën në të paktën 20.

/abcnews.al