Regjisori Aurel Naqi në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, rrëfeu detaje nga filmi “Aroma e trëndafilit të kuq”.
Ai u shpreh se ky është filmi i parë shqiptar që sjell ndjenjat e dashurisë mes dy vajzave.
“Dy personazhe, Enxhi dhe Xhulia janë metaforikë. Jam bazuar në një subjekt dhe kam sjellë në jetë të dy personazhet. Njerëzit kur ta shohin do të kuptojnë se janë pjesë e atyre personazheve, ose të paktën kanë pasur rreth tyre personazhe të tillë”, ka thënë ai.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste ai u shpreh se arti i sjellë në këtë mënyrë godet dhe tregon guxim.
Ky film është xhiruar në Shqipëri dhe garon mes filmave ndërkombëtarë, në festivalin e filmit në Kanada.
/abcnews.al/