Le Pen nuk pranon të largohet, reagimi i parë: Nuk u rritëm aq sa prisnim

schedule21:57 - 7 Korrik, 2024

schedule 21:57 - 7 Korrik, 2024

Pas humbjes shokuese të Marine Le Pen, kjo e fundit ka bërë edhe një deklaratë për rezultatet e zgjedhjeve.

Le Pen është shprehur: “Fitorja jonë vetëm është vonuar”, shkruan BBC.

Marinë Le Pen në reagimin e saj të parë bëri të qartë se nuk do të dorëhiqet duke iu thënë mbështetësve të së djathtës ekstreme se duhet të presin 2027 për të arritur që të sigurojnë fitoren të cilët të gjithë ëndërruan.

“Jam e zhgënjyer sepse kam shumë përvojë për t’u zhgënjyer nga një rezultat ku po dyfishojmë numrin e deputetëve. E di që këto rrethana do të jenë rrethana fituese gjatë zgjedhjeve të ardhshme legjislative. Pra, batica po rritet. Nuk u ngrit mjaftueshëm këtë herë, por vazhdon të rritet. Dhe për këtë arsye fitorja jonë është në të vërtetë është fitore e ndryshme. Deri para disa ditësh menduam se kjo fitore ishte afër dhe disa prej nesh e shpallëm këtë fitore. Thuajuni mbështetësve tanë qe të presim deri në vitin 2027”, ka thënë Le Pen.

/abcnews.al/