VIDEO/ Tjetër aksident në qarkun e Korçës, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

schedule14:55 - 7 Korrik, 2024

schedule 14:55 - 7 Korrik, 2024

Dy mjete përplasen me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Çaushli.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për të lënduar nga përplasja, por dëmet materiale janë të shumta. Njëri nga mjetet ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën e energjisë elektrike.

Policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Ky është aksidenti i katërt i regjistruar këtë të diel në qarkun e Korçës, pas 3 aksidenteve të ndodhur në Pogradec.

/abcnews.al