Nxehtësia ekstreme/ Turistët po kalojnë gjithnjë e më shumë verën në vendet me klimë më të ftohtë

schedule10:17 - 6 Korrik, 2024

schedule 10:17 - 6 Korrik, 2024

Ngrohja globale dhe nxehtësia ekstreme në vendet e Evropës Jugore gjatë verës po ndryshojnë zakonet e turistëve, të cilët po zgjedhin gjithnjë e më shumë në vendet evropiane me klimë më të ftohtë.

Vitin e kaluar, të ardhurat e vendeve skandinave nga turizmi u rritën me gjashtë për qind krahasuar me vitin 2022 në 124 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Numri i rezervimeve verore në vendet e Skandinavisë u rrit me 27 për qind krahasuar me verën e kaluar, pasi rezervimet në objektet e akomodimit në Suedi u rritën me 47 për qind nga viti në vit, dhe rezervimet në Islandë me 49 për qind.

Për krahasim, numri i rezervimeve për pushime në Itali është rritur me vetëm tre për qind krahasuar me verën e kaluar.

Ekspertët e fushës së turizmit kanë vënë re më herët se ngrohja globale është bërë shkak i një tendence të re në tregun turistik, të ashtuquajturit turizëm ftohës (coolcation).

Vitet e fundit, vendet e Evropës Jugore janë përballur gjithnjë e më shumë me vapën ekstreme të verës, e cila ndonjëherë shoqërohet me zjarre pyjore, gjë që ndikon në sjelljen e turistëve që preferojnë të zgjedhin destinacione të tjera pushimi.

Vitin e kaluar, Komisioni Evropian publikoi një analizë të ndikimit të mundshëm të ndryshimeve klimatike në turizmin evropian./abcnews.al