Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë në Huntington Beach, në shtetin amerikan të Kalifornisë, njoftoi sot policia lokale.
Policia mori një telefonatë që raportonte një të shtëna fatale në Orange County në Huntington Beach, shkruan USA Today.
Policia amerikane shtoi se deri më tani është ndaluar një person. Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë hetimet dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para rreth tragjedisë/abcnews.al