Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha sot, me rastin e vizitës së kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë, se qasja e butë nuk do ta ndalojë presidentin rus Vladimir Putin.
“Kryeministri hungarez Viktor Orban viziton Moskën: Qasja e butë nuk do ta ndalë Putinin. Vetëm uniteti dhe vendosmëria do të hapin rrugën drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha von der Leyen.
Orban mbërriti sot në Moskë si pjesë e një “misioni paqësor”, tha zëdhënësi i tij, duke shtuar se Orban pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.
/abcnews.al