Orban mbërrin në Moskë: Dua të inkurajoj paqen

schedule12:21 - 5 Korrik, 2024

schedule 12:21 - 5 Korrik, 2024

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka pranuar se nuk ka mandat nga BE që të merret me konfliktin në Ukrainë po shtoi se inkurajon paqen.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa ka mbërritur në Moskë, ku pritet që të takohet edhe me presidentin Vladimir Putin, vizitë që vjen pas asaj pak ditë më parë në Ukrainë.

Më herët, shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se Orban nuk ka marrë “leje” nga Këshilli i BE-së për të vizituar Moskën.

“Vizita e kryeministrit Viktor Orban në Moskë zhvillohet ekskluzivisht në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë. Kryeministri Orban nuk ka marrë “leje” nga Këshilli i BE-së për të vizituar Moskën”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!