E duan në Spanjë e Angli, Dybala në qendër të merkatos së verës

schedule18:46 - 2 Korrik, 2024

schedule 18:46 - 2 Korrik, 2024

Nga tekniku Xavi konsiderohej si jo në nivelin e duhur, për “Katalanasit” e Barcelona, mirëpo duket se me largimin e tij, kampioni i botës me Argjentinës, mund të jetë një ndër përforcimet e reja, për sezonin e ri. Bëhet fjalë për “fantazistin” argjentinas, Paulo Dybala, i cili pavarësisht dëmtimi ka shkëlqyer këtë sezon, te Roma.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Drejtori Sportiv i klubit, Deco është i gatshëm të paguajë klauzolën prej vetëm 12 milionë eurosh, për një futbollist, që së pari i kushton shumë më shumë kartoni dhe së dyti, pavarëisht dëmtimeve të kaluara këtë sezon ka arritur të shënojë plot 13 gola e të asistojë 7 të tjerë, në vetëm 26 paraqitje për “Verdhekuqtë”.

Megjithatë, Barcelona duhet të nxitojë në rast se dëshiron të sigurojë shërbimet e “yllit” argjentinas, teksa për këtë të fundit intersohen gjithashtu edhe “Çekanët” e West Ham, por edhe “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, megjithatë, vetë Dybala pak kohë më parë u shpreh se nëse largohet nga Italia do të ishte i gatshëm të niste një “aventurë” të re, në Spanjë. /i.m /abcnews.al