Tottenham “blindon” mesfushën, Spurs derdhin 40 milionë paund për talentin anglez

schedule19:00 - 2 Korrik, 2024

schedule 19:00 - 2 Korrik, 2024

Pas një sezoni goxha pozitiv, ku siguruan rikthimin, në Champions League dhe për disa javë ishin në krye të tabelës së Premier League, skuadra e Tottenham ka filluar të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, ku pas sigurimit të shërbimeve të “yllit” gjerman, Timo Ëerner, tashëm skuadra e Ange Postecoglou është fuqizuar me një mesfushor.

Sipaas raportimeve më të fundit të mediave angleze, “fantazisti” 18-vjeçar, Archie Gray është lojtari më i ri i “gjigantëve” londinezë, të cilët besojnë se talenti anglez do të jetë e ardhmja e mesfushës së klubit, teksa rezultoi fantastik për skuadrën e Leeds, në Championship, ku zhvilloi plot 47 sfida, në të cilat ka mundur të dhurojë edhe 2 asistime.

Për kartonin e tij bordi i Tottenham derdhi plot 40 milionë paundë, në arkat e Leeds United, teksa vendosi t’i japë “diamantit” të “Tre Luanëve” një kontratë 6-vjeçare, nga e cila ende nuk dihet se sa do të përfitojë ekonomikisht, por deri më tani është zbuluar numri që 18-vjeçari do të mbajë në fanellë dhe do të jetë numri 14. /i.m /abcnews.al