Kosova ka shpallur të mërkurën ditë zie për vdekjen e Ismail Kadaresë. Presicenca njoftoi se e mërkura është shpallur ditë zie, ditë kur edhe do të përcillet për në banesën e fundit shkrimtari i mirënjohur.
Në qershor të vitit të kaluar, presidentja Vjosa Osmani dekoroi shkrimtarin me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë që jep Kosova për personalitetet më të shquara të kombit.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.“, njofton presidenca./abcnews.al