Misteri i arrestimit të Astrit Avdylajt/ Sokolaj: Nuk është fshehur asnjëherë, ka punuar për të mos rënë në prangat e policisë

schedule21:55 - 1 Korrik, 2024

schedule 21:55 - 1 Korrik, 2024

Në studion e emisionit “360 Gradë” në ABC News u diskutua për misterin e arrestimit të Astrit Avdyljat pak ditë më parë.

Gazetari Trashëgim Sokolaj tha se Avdylaj nuk është fshehur asnjëherë, ndërsa shtoi se ka punuar për të mos rënë në prangat e policsë.

Të njëjtën deklarate dha edhe avokatja Enida Bozheku, e cila u shpreh se ‘Avdylaj ka pasur mundësinë për t’u larguar nga Shqipëria, por nuk e ka bërë, pasi ka punuar për të mos u arrestuar’.

Pjesë nga intervista:

Sokolaj: Unë e shikoj edhe në raport me çështje të tjera. Është krijuar që personazhe të tilla, ose pendohen ose i hedhin poshtë akuzat para gjykatës.

Buzheku: Flasim për familje të konsoliduar e jo dosido. Nuk para ndodh shpesh në Shqipërinë e mesme për të vendosur nderin. Edhe familja nuk është më pak e sprovuar. Mjafton një gjykim të shkurtër dhe del më herët. Unë mendoj se mund ta priste arrestimin. Ai thjeshte  di pozicionin e vetë, për mua nuk u tradhtuar. E di që ka një hesap me drejtësinë për të larë. Fakti që ka qenë i lirë, nuk është larguar nga vendi, tregon këtë.

Sokolaj: Unë mendoj se një personazh i tillë nuk është fshehur asnjëherë. Ka punuar që të mos ndodhte arrestimi i tij.

Buzhekiu: Ka pasur mundësinë për të ikur, por nuk ka ikur.

Llabani: Ka pasur garanci.

Sokolaj: Rasti për vrasje, kreu gati gjysmën e dënimit. Ky personazh i futi institucionet që të dalin kundër njëri-tjetrin. Ai nuk është fshehur asnjëherë, ka punuar që të mos arrestohej.

/abcnews.al