Shuhet Ismail Kadare/ Shkrimtari Dino: Vepra e tij është e gjallë, rishkroi historinë e Shqipërisë në kohë të vështirë

schedule13:34 - 1 Korrik, 2024

schedule 13:34 - 1 Korrik, 2024

Shkrimtari Thanas Dino thotë se ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë është një humbje e madhe.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Dino u shpreh se vepra e tij është e gjallë dhe shtoi se Kadare shkroi historinë e Shqipërisë në kohë shumë të vështirë.

“Ishte një ditë që nuk e prisnim, por jeta ka të vetat. Është një humbje. Ismail Kadare ishte një mal i lartë. Ne e kishim si një orientim të madh, jo vetëm letërsia, por i gjithë populli dhe kombi hqiptar. Vepra e tij do lexohet dhe do njihet edhe më shumë akoma. Është shumë e vështirë, prodhimi i shkrimtarëve të mëdhenj edhe për kombet e mëdha. Krijohet rrallë, por është trashëgimi që përbën një shkollë për ata që shkluajnë sot, por edhe për ata që do shkruajnë edhe në të ardhmen. Ajo është letërsi që ka nevojë të rilexohet dhe të rikuptohet. Rinia do ta kuptojë tani që ai nuk do të jetë më, vepra e tij është e gjallë dhe reflekton shumë. Ky është angazhimi dhe mbatja më mirë e veprës dhe fjalës së tij. Është një vepër monumentale, ai ka rishkruar historinë e Shqipërisë, në një kohë shumë të vështirë. Nuk është kaq dramatike, më shumë e ndjenim ne vetë, se ai vetë. Ai kishte merak ribërjen e shtëpisë klasike, sesa marrjen e çmimit Nobel. Vitet e fundit, pothuajse nuk e priste më. Shpirtërisht nuk e vuante më këtë gjë. Për ne, do ishte gjë shumë e mirë, por duke kaq i pretenduar për të, për ne, pothuajse e ka marrë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!