“Kadare ndau epokën”, Çupi: Ditë tronditëse për shqiptarët, kur udhëtuam në SHBA ishte shumë i shqetësuar për kombin

schedule11:35 - 1 Korrik, 2024

schedule 11:35 - 1 Korrik, 2024

Analisti Frrok Çupi ka folur i prekur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. I ftuar në “Shqipëria Sot”, ai ka thënë se sot për Shqipërinë është një ditë tronditëse, pasi ka dhënë shumë për kulturën e këtij vendi.

Analisti theksoi se Kadare është një personalitet që ndau epokën dhe do të mbetet në histori.

“Është shumë me vlerë të jesh sot në studio për Kadarenë. Është një nga ditët më të shënuarat, që do të mbetet në historinë e kombit shqiptar. Kadare është Kadare, kur shumë njerëz të mëdhenj janë larguar nga bota kanë thënë se ka qene një ditë e dhimbshme, por sot është një ditë tronditëse, më shumë se sa e dhimbshme. Është shumë e vogël vdekja para Kadaresë. Edhe për ne është shumë pak në krahasim me atë që Kadare ka dhënë për kulturën e këtij vendi. Sot mund t’ju them që Kadare ka ndarë epokën, domethënë ishte bashkë me epokën e tij që krijoi dhe sot nuk e kemi më epokën e Kadaresë. Ne do ta ndjejmë tronditjen shumë të madhe dhe pse epoka e Inteligjencës Artificiale mund ta risjellë në forma të ndryshme.

Në jetën tonë Ismaili nuk quhej Ismail Kadare, por shumë thjesht Ismaili. Është një personalitet jo vetëm i lartë shumë, por dhe shumë i afërt me të cilët ka komunikim, jo vetëm fizik, apo gojor, por dhe përmes librave”.

Sa i përket, marrëdhënies së tij personale, Çupi ka zbuluar se Kadarenë e ka pasur pedagog dhe më pas mikun e tij. Ai kujtoi udhëtimin në SHBA, ku dhe u lidhën më shumë, edhe kuptoi që shkrimtari ishte shumë i shqetësuar për kombin shqiptar.

“Përveç se e kisha pedagog, në kohën kur ne e shikonim si idhull, ai ka dhënë jo shumë leksione, por disa në Fakultetin tonë, pasi ka unë kam studiuar për Shkenca Politike dhe më ka dhënë letërsi konteporane. Ismaili është një lord klasik dhe e ka të mprehtë shikimi te studentët dhe fliste me një lakonizëm. Ajo çfarë më ka bashkuar shumë me Ismailin ka qene momenti i krijimit të gazetës Rilindja Demokratike, ku më qendroi shumë afër. Më merte në telefon te numri redaksisë nga Parisi dhe më motivonte, më thoshte sa e mirë është kjo gazetë.

Periudha më e gjatë që kam qendruar me Ismailin ka qene qershori i 1991, kam qendruar intensivisht, kemi qene së bashku në SHBA dhe kemi bërë bisedat nga më të zakonshme dhe nga më tronditëset. Ai ka qene shumë i shqetësuar për kombin dhe atë çfarë bënte kombi gabim natën, ai e rregullonte ditën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!