Mirditë/ Iu vendos lëndë plasëse në makinë, zbardhet dëshmia e 47-vjeçarit. I vëllai është zhdukur në 1997

schedule10:17 - 30 Qershor, 2024

schedule 10:17 - 30 Qershor, 2024

“Nuk kam asnjë dijeni për autorët apo për shkaqet e ngjarjes”. Kështu deklaroi Ledovik Syziu për policinë, pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Manaj të Mirditës, ku mbeti i plagosur pasi në makinë i kishin vendosur lëndë plasëse artizinale.

Megjithëse nuk ka asnjë precedent penale, mësohet se Ledovik Syziu, njihej si problematik në fshatin e tij. Policia po heton nëse ai ka pasur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori të zonës.

Ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjarë të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë pasur i plagosuri. Ledovik Syziu ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997 i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në këtë vit.

“Fatmirësisht gjendja e 47-vjeçarit është e mirë. Në momentin që ka hipur në makinë ka shpërthyer lënd plasëse. Ngjarja është regjistruar rreth orëss 8 të mëngjesit. Në tentativë për të ndezur automjetin, ka shpërthyer lenda. Ai është dërguar në spitalin e Mirditës. Policia ka nisur hetimet, 47-vjeçari nuk ka precedentë, por njihej si njeri problematik në fshatin e tij. Janë thirrur për të dëshmuar edhe familjarë. 47-vjeçari ka një vëlla të zhdukur në 1997 në rrethana të paqarta. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte”, raportoi gazetari i ABC News, Gjergj Figuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!