Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia për transportim të paligjshëm të emigrantëve. Sipas informacioneve 43-vjeçari u kap duke transportuar kundrejt fitimit, 2 emigrantë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga Pakistani, nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen 1 automjet, 3 celularë dhe një shumë parash.
Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/