Deputeti i PS Xhemal Qefalia në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se opozita duhet të bëhet pjesë e reformave të rëndësishme.
Ai gjithashtu shtoi se qëllimi i vetëm i Partisë Socialiste është të dërgojë Shqipërinë në BE, duke shtuar se PS është forca e vetme që mund ta bëjë këtë.
“Rezoluta e miratuar nga Kuvendi është e dakortësuar edhe nga opozita. Mazhoranca ka bërë apel të vazhdueshëm që opozita të bëhet pjesë e këtyre reformave të mëdha. Janë reforma që kërkojnë forcimin e luftës kundër korrupsionit. l Fillimisht ka pasur hezitim, dhe nisur nga tradita e tyre për bojkot janë munduar ta bojkotojnë, por ky veprim nuk është në interes kombëtar. Edhe kryeministri i Shqipërisë bëri një apel sepse gjithçka është në shërbim të qytetarëve”, tha ai.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste deputeti i PS, ritheksoi se është e rëndësishme që opozita t’i bashkohet tryezës së diskutimit.
“Opozita herë pas herë konstaton raste të ndërhyrjes së organit të drejtësisë, por e rëndësishme për mazhorancën është roli dhe misioni për ta dërguar Shqipërinë në BE. Pra për të përcaktuar edhe projeksionin për vitet e ardhshme. PS ka zhvilluar asamble të vazhdueshme dhe më 20 korrik do të ketë edhe Kongresin e saj. Dhe duhet të besojnë se e vetmja forcë që do ta dërgojë Shqipërinë në BE është partia socialiste”, tha ndër të tjera deputeti i PS.
/abcnews.al/