Familjaret e ‘Gërdecit’: Të shpejtohet procesi/ Letër drejtuar Gjykatës së Posaçme: Çështja të mos zvarritet

schedule11:53 - 27 Qershor, 2024

schedule 11:53 - 27 Qershor, 2024

Familjarët e viktimave të shpërthimit në Gërdec kanë kërkuar përshpejtimin e procesit që po zhvillohet ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Më një kërkesë drejtuar Gjykatës së Posaçme familja Durdaj, pretendon se, procesi po zvarritet kjo edhe për shkak të ngarkesës së çështjeve që ka në duar Gjyqtarja Irena Gjoka.

Në këtë kërkesë theksohet se për 16 muaj u zhvilluan 35 seanca gjyqësore, dhe për të mos krijuar më shumë vonesa, sugjerojnë që gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, të mos ngarkohet me çështje të tjera deri në përfundimin e procesit.

Ndërsa një tjetër kërkese të depozituar ne SPAK,  po familja Durdaj qe humbi djalin 7 vjeçar, kërkon që ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu të caktohet masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit.

Familjaret argumentojnë se në rast dënimi si shumë zyrtarë të tjerë Mediu mund t’i shmanget drejtësisë dhe nga ana tjetër mund te ndikojë tek dëshmitaret që pyeten jashtë vendit në funksion të këtij gjykimi.

Në këtë proces, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre, në tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

/abcnews.al