Dy persona, ende të paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri kanë grabitur disa aksesorë floriri në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:35 në Valiaj. Rasti është kallëzuar nga 22-vjeçari, i cili është punonjës i argjendarisë.
“Ditën e djeshme, rreth orës 15:35, në Valias, 2 shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi të fortë në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur disa aksesorë floriri, (porosi të bëra online), shtetasit 22 vjeç, punonjës i një argjendarie.”
/abcnews.al