Zlatan Ibrahimovic është në qendër të vëmendjes për merkaton e janarit. Sulmuesi suedez është pa kontratë, pasi ajo aktualja me LA Galaxy i skadon me 1 janar, datë kur hapet merkato e janarit për klubet europiane.
Flitej se Zlatan do të rikthehej në Serie A, me skuadrën e Milanit që e priste, si dhe me presidentin e Bolognas që e kërkonte me çdo kusht në Itali. Megjithatë, Ibra duket se do të vendosë për të rinovuar me LA Galaxy, vendim që i ka befasuar të gjithë.
Mendohej se Ibrahimovic dhe klubi i LA Galaxy kishin ndërprerë çdo bashkëpunim, madje kishte pasur dhe një krisje mes dy palëve, por asgjë nuk rezultoi e vërtetë dhe suedezi, me shumë gjasa do të qëndrojë në Amerikë, të paktën dhe për një sezon tjetër./abcnews.al