Mali i Zi refuzon nismën “mini Schengen” për vendet e Ballkanit të propozuar lidëri i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Ministrja e ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekulic ka thënë të hënën se kjo nismë do të ishte një humbje energjie. Ajo tha se Mali i Zi është një anëtar i CEFTA, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, një iniciativë rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimorqë garanton qarkullimin e lirë të njerëzve të mallrave.
“Unë i kuptoj nismëtarët. Këto janë vendet që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri-tjetrit, mund të ketë nevojë për një iniciativë të re për të premtuar përsëri se ata do të bëjnë atë që kemi bërë prej kohësh”, tha Sekulic për televizionin publik malazez.
Më tej ministrja ka shtuar se qytetarët malazezë tashmë po udhëtojnë duke përdorur kartat e tyre të identitetit si një dokument për të gjitha vendet e rajonit, përveç Kroacisë.
Kujtojmë se në një samit në Ohër në Maqedoninë e Veriut, dy ditë më parë më 10 nëntor, kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ranë dakrod të punojnë së bashku për të hequr pengesat në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve midis tre vendeve të Ballkanit. Po ashtu ata ftuan vendet e tjera të Ballkanit të bashkohen në këtë projekt.
Ndërkohë në këtë samit nuk mori pjesë Kosova. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi duke thënë se nuk mund të merrte pjesë në një takim ku janë edhe shtete që nuk e njohin Kosovën të Pavarur. /abcnews.al

